Qeveria e RMV shpall 7 ditë zie për tragjedinë në Koçan, urdhër për kontroll të menjëhershëm në të gjitha diskotekat

Mediat e Maqedonisë së Veriut, raportojnë se qeveria ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në Koçan.

 

Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite.

Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, shkruajnë mediat maqedonase.

Kujtojmë se ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri që ra mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, sipas ministrit të Brendshëm.

155 persona kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të ndryshme në të gjithë vendin. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, njoftoi më herët Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version