Një tjetër denoncim për mungesën e pagesave të dhjetorit, vjen këtë herë pas pedagogëve, edhe nga invalidët, të cilët nuk kanë marrë pensionet e muajit dhjetor.
Sipas denoncuesut në shkallë republike invalidët nuk kanë marrë akoma pagesën e dhjetorit ndërkohë që sot janë pa ilaçe, por edhe pa kafshatën e gojës.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan ‘Narkobanditët e qeverisë nuk kanë edhe pensionet e muajit dhjetor për invalidët’.
‘Narkobanditet e qeverise nuk kane dhe pensionet e muajit dhjetor per invalidet!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb, Shkruan Berisha.
Pershendetje dr ne shkalle repuplike invalitet nuk kane marr akomo dhjetorin ata jane sot pa ilaçe por shume prej tyre edhe pa kafshaten e gojes’.