Nga Albana VOKSHI
Shteti i padrejtë i Edi Ramës!
Qeveria e Edi Ramës është korrekte për të paguar 380 milionë euro për koncesionet korruptive të shëndetësisë. Edi Rama i paguan Vilmës, Ilirit, Majlindës, Janit dhe kujtdo që fshihet pas tyre miliona euro çdo muaj, pa u vonuar asnjë ditë, për koncesione që kanë çuar në kolaps shëndetësinë.
Por kjo përkujdesje as që mendohet për mjekët, infërmierët dhe mësuesit.
Rreth 52 mijë familje shqiptare, trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës. Janë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë, si 34 mijë mësues, të cilët qeveria i ka lënë me ditë e javë pa paga, megjithëse për shumicën e tyre kjo pagë është mjeti i vetëm injetesës.
Në shtetin e padrejtë të Edi Ramës që funksionon për një grusht klientësh të kryeministrit, por jo për qytetarin e zakonshëm, qeveria ia lejon vetes të vonojë pagesat për detyrimet e saj, ndërsa për 38 mijë qytetarë e kryefamiljarë përgjigja është burgu. Ata kanë përfunduar në burg për mosrespektim të afateve të pagesave të ujit dhe dritave nga pamundësia për t’i paguar ato.
Shtetit të padrejtë të Edi Ramës duhet t’i japim fund së bashku! Secili prej nesh meriton një qeveri të përgjegjshme, që punon për qytetarët dhe jo për oligarkët.