Qeveria me LGBT dhe kundër ish-të përndjekurve

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me ligjin për banesat sociale që pritet të miratohet në Kuvend, nga i cili përfitojnë edhe persona të komunitetit LGBT.
Bylykbashi shkruan në rrjetet sociale se Rama dhe Veliaj, si dhe shpura e mjaftinëve dhe persekutorëve të komunizmit kanë lënë jashtë këtij ligji ato kategori që shteti u ka bërë padrejtësi: të përndjekurit politikë dhe pronarët e banesave hallexhinj.
Komenti i Oerd Bylykbashit
Parlamenti po miraton ligjin për banesat sociale. Rama, Veliaj e shpura e mjaftinëve dhe persekutorëve të komunizmit në Parlament nuk kanë harruar të fusin si përfitues personat nga komuniteti LGBT apo ata që për 70 vjet banuan në banesat e pronarëve kur pronarët ishin përplasur kolibeve. Por kanë përjashtuar kategori që shteti u ka bërë vërtet padrejtësi:

1- të përndjekurit politikë që ende sot rropaten pa banesa dhe në pritje të pikatores së kësteve të dëmshpërblimit që ua heq edhe atë dinjitet që fituan me lirinë!‎
Askush nuk ua rikthen jetët e humbura të familjarëve apo vitet e rinisë në burgje e kampe, por ‎dinjitetin e kemi detyrim kushtetues t’ua garantojmë e t’u kërkohet falje!
2- pronarët e banesave hallexhinj që u janë prishur e do t’u prishen banesat në pronësi të tyre‎ për interes publik, por nuk kanë tjetër banesë ku të fusin më kokën.
Si ata hallexhinj tek Unaza e Madhe, Bulevardi i Ri, në Shkozë apo Rruga Transballkanike, të cilëve ua prishën shtëpitë, i lanë në rrugë të madhe, sepse lekët që u dhanë vlejnë sa për një dhomë. ‎E drejta e banesës është e drejtë themelore kushtetuese dhe nëse shteti ta prish shtëpinë duhet patjetër të të sigurojë banesë të përshtatshme.
Gjithashtu, e drejta e pronës e pronarëve që japin në zhvillim pronën nuk duhet të cenohet nëse leja jepet mbi bazën e një plani të miratuar më parë. Atë të drejtë zhvillimi e kanë fituar kur është miratuar plani, leja e zhvillimit të pronës është pritshmëri e ligjshme dhe nuk mund të cenohet vetëm pse Bashkia paska të drejtën e lejes.‎
Të drejtat e pronarëve dhe të të përndjekurve duhen mbrojtur me prioritet!

Artikulli paraprakMarrëveshja për detin, Paloka: Verifikim grupit të negociatorëve
Artikulli tjetërIntegrimi në BE, Gjermania: Shqipëria problem korrupsionin dhe krimin kufitar