Taulant Balla mbyll çerdhet dhe kopshtet në Prrenjas, qytetarët në revoltë!

Bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në qarkun e Elbasanit që nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2019, për shkak të bllokimit nga ana e socilalistëve të. Taulant Ballës Si pasojë e bllokimit të buxhetit mbyllen shërbimet parësore si kopshtet dhe çerdhet. Ndërsa kopshtet do të jenë hapur por nuk do të ofrojnë ushqim për fëmijët.
Prindërit thonë se janë njoftuar që nesër të mos i dergojnë fëmijët në çerdhe pasi do të jenë mbyllur. Qytetarët kanë shpërthyer në revolt ndaj qeverisë për këtë gjendje të krijuar
Kryetarja e bashkisë Miranda Rira e cila është e zgjedhur në radhët e LSI-së është shprehur se kjo është e gjitha politike pasi shumicën në Këshillin bashkiak e ka e Partia Socialiste.
Ajo tha se i janë bërë shkresa Këshillit bashkiak, prefekturës dhe Kryeministrit Rama të cilët nuk kanë dhënë një përgjigje për ofrimin e kësaj çështjeje.
“Situata është alarmante pasi kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim, zyrat nuk kanë letër dhe bojë, punonjësit nuk kanë me çfarë të punojnë, të gjitha shërbimet janë të bllokuara. Kjo është diçka totalisht politike për të dëmtuar dhe penguar punën e kryetares së bashkisë”, u shpreh përpara mediave Miranda Rira, kryetare e Bashkisë Prrenjas.
Ndërkohë qytetarët e Prenjasit kanë dalë në protestë për të kërkuar miratimin e buxhetit dhe kthimin në normalitet të çerdheve dhe kopshteve.

“Problemi i vetëm dhe i madh i kërtij miratimi ka qenë grupi socialist që ka bllokuar buxhetin në mënyrë të njëpasnjëshme.Sot ka pasur një mbledhje tjetër, një kërkesë nga pjesa tjetër e këshillit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.Vetë Komisioni i Ekonomisë që duhet të mblidhet para këshillit nuk është mbledhur qëllimisht dhe pse është thirrur tre herë.Është bllokuar nga kryetari i komisionit që është njëkohësisht kryetari i PS-së Prrenjas. I dirigjuar nga deputetët e PS-së Belba dhe Balla.Gjendja është kaotike, admninistrata e paralizuar, kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim”.
Rira thotë se, i janë drejtuar me shkresa të posaçme prefektit të qarkut, Kryeministrit, Këshillit bashkiak dhe gjithçka ka dështuar.
”Gjithçka ka dështuar. Gjithçka është bllokuar vetëm për të krijuar këtë situatë kaotike tani disa muaj para zgjedhjeve lokale. Gjithçka është politike, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve. Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politike me fëmijët e vegjël. Janë rreth 500 fëmijë”, tha Rira.

rira

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Kryeshoqëruesi i Ramës bën kërdinë mi bizneset!
Artikulli tjetërThirrja e Berishës për 20 Shkurtin: Përmbysje regjimit të urryer