Qeveria ndalon tubimet për 4 ditë

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka firmosur vendimin për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në datë 29 nëntor.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë: “Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”

Exit mobile version