Qeveria nuk ngopet, taksë edhe për blerjet online mbi 22 euro

Çdo blerje përmes internetit me vlerë mbi 22 euro do të taksohet. Qeveria do të ulë me 6 herë kufirin monetare të blerjeve online të pataksauara. Aktualisht legjislacioni përjashton nga pagesa e taksave, blerjet deri në 150 euro. Por nga data 1 korrik, kur hyn në fuqi paketa e re fiskale, ky kufi do të ulet në 22 Euro. Por cilat janë pasojat e këtij vendimi tek qytetarët? Për çdo blerje nga interneti që është mbi kufirin e lejuar paguhet një normë takse sa 22.4 për qind e vlerës së mallit. Kjo do të thotë se për një blerje me vlerë 140 euro, për të cilën deri dje paguhej zero taksë, me hyrjen në fuqi të vendimit të ri do të paguhet 31.6 Euro si taksë për shtetin. Vendimi i qeverisë vjen në një kohë kur blerjet përmes internetit, janë shndërruar në një nga format më të përdorura të blerjeve për konsumatorët. Burime nga Ministyria e Financave thonë se ky vendim ka për qëllim të shmangë diskriminimin e tergtarëve importues, të cilët paguajnë taksa për importet e tyre. Ky duket një argument i sforcuar, pasi blerjet e vogla individuale deri në 150 euro nuk kanë se si të bëjnë konkurrencë të pandershme për tregtarët importues.

Artikulli paraprakBiletat e avionëve, shqiptarët vizitojnë Europën përmes fqinjëve
Artikulli tjetërRritja e borxheve të bizneseve