Qeveria ra, tani mbetet vetëm kryeministri!

Pas ndryshimeve që ka bërë në qeveri kryeministri Edi Rama kanë ardhur dhe reagimet e para nga ana e partive opozitare, të cilat e konsiderojnë të pamjaftueshme këtë lëvizje.
Deputetët Edi Paloka dhe Petrit Vasili shprehen se, duhet shkarkimi i Edi Ramës, pasi sakohë që ai është kryeministër të tjerët janë thjesht vegla.
“Vetem nje shprehje e popullit mund te me vije ne mend tani per ndryshimet ne qeveri te Rames: “Te lash mutin me shurre” Ik Edvin se nuk te pastron e nuk te shpeton me asgje…”, shkruan Paloka.
Ndërkohë që Vasili shkruan: Qeveria ra!! Tani mbetet vetem kryeministri, por durim, per fare pak do te iki edhe ai!!!
Kujtojmë se ministrat që qëndrojnë janë: Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën.
Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se kanë afat deri në muajin Qershor për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirlliun, duke iu referuar afatave që ata do të kenë në qarqet e tyre elektrorale.
Fatin e të shkarkuarës e ka patur dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila do të zëvendësohet nga deputeti Erion Braçe. Rama ka kthyer në qeveri dhe Elisa Spiropalin, e cila do të mbajë postin e Ministres për marrëdhëniet me Parlamentin.

Artikulli paraprakStudentët reagojnë pas largimit të Nikollës: Në 7 janar në timonin e protestës!
Artikulli tjetërSot në orën 17.00 nis protesta e madhe treditore para Kryeministrisë!