“Qeveria Rama më e korruptuara në histori”, Basha: Koalicioni Euroatlantik ofron një politikë me fytyrë njerëzore dhe program për familjet, pronarët, sipërmarrjen dhe të përndjekurit

Lulzim Basha, në emisionin Zonë e Lirë deklaroi se Koalicionit Euroatlantik është alternativa e vetme e vërtetë për Shqipërinë. Ai theksoi se ekipi i tij ofron një politikë me fytyrë njerëzore, duke u fokusuar në vlerat e djathtës konservatore dhe duke e vendosur theksin te çështjet e familjes, pronës, sipërmarrjes dhe të përndjekurve. Basha gjithashtu e vlerësoi si të domosdoshme një listë të hapur, duke thënë se qytetarët do të kenë mundësinë të vendosë se kush do të hyjë në Parlament.

“Ne në fakt jemi e vetmja alternativë e vërtetë, thash pak më përpara programin, sot po të them ekipin. Unë sot bashkë me ekipin tim ofrojmë një politikë me fytyrë njerëzore, listë civile qytetare që ndërthur të gjithë grupet e interesit dhe vlerat e shoqërisë shqiptare në veçanti të djathtës së vërtetë konservatore shqiptare. Me vëmendje të veçantë për familjen, për pronën, për të përndjekurit, për sipërmarrjen, për fermerin. Dhe mbi të gjitha ofroj, atë që i ka munguar Shqipërisë, ndryshimet famëkeqe të 2008-ës, listën e hapur që do të thotë që jeni ju që vendosni se kush do të shkojë në parlament. Duke votuar tek kolona 4, jemi ne Koalicioni Euroatlantik, ju zgjidhni se kujt do t’ia jepni votën. Lista e mbyllur nuk ekziston. Ata që janë në listën e mbyllur kanë depozituat dorëheqje të noterizuara” – tha ai.

Nga ana tjetër, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për shmangien e debatit dhe për përpjekjen për të shmangur përgjegjësitë lidhur me korrupsionin. Ai tha se shumë nga zyrtarët e lartë të qeverisë janë përfshirë në raste korrupsioni dhe aktualisht janë të arrestuar, duke dëshmuar se qeveria e Ramës është më e korruptuara në historinë e Shqipërisë.

“Nga ana tjetër Rama ka gjithë këto fushata që e shmang debatin mbi thelbin. E shmang jo vetëm se nuk ka çfarë të thotë, por mundohet të shmang përgjegjësinë. Thelbi i strategjisë së Ramës është të mos jap llogari, të mos mbajë përgjegjësi. Pyetje e thjesht është, Ramë, ku të kanë mbet shokët. Ti shokët i ke në burg vlla. Sot disa prej tyre mund të na ndjekin nga ekrani, t’i përshëndesim, Lali Erin, Çyrben, janë bashkë mbyllur në Durrës. Se di ku është Ilir Beqja, Gjush Dako më duket është në arrest shtëpie, Sajen se e kemi harru, Benin. Ben Ahmetaj më thanë ka marrë guzhinjer privat se ka frik se mos e helmojnë. Terin bashkë me Alqin. Dhe pyetja shtrohet, gjithë këta të korruptuar, Edi Rama, është më buf se bufi? Është totalisht i paaftë? Apo ky është kreu i korrupsionit?
Kjo mund të duket si deklaratë opozitare, por sot është një fakt gjyqësor. Sot gjykatat e Shqipërisë, konfirmojnë me praninë e gjysmës së kabinetit të Ramës në burg, që kjo është qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë që nga 1912-ta” – u shpreh Basha.

Exit mobile version