Siç është bërë tashmë një gjë e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore, qeveria ka rritur shpenzimet për projektet publike që pritet të mbarojnë fiks në kohë për zgjedhjet e qershorit. Për shembull, Sheshi Skënderbej në Tiranë do të inaugurohet më 10 qershor. Megjithëse gjatë fushatave të kaluara ky trend vihej re me rritjen e numrit të punëve publike nëpër qytete, shifrat e publikuara nga Open Data Albania për tenderat publikë tregojnë se sa janë rritur shpenzimet muajt e fundit. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti shpenzimet për projekte publike janë dyfishuar krahasuar me shpenzimet e një viti më parë, duke arritur në rreth 6 miliardë lekë, përafërsisht 45 milionë euro.
Kryesore
Continue to the category“Ju që paguani 6 milionë dollarë për hallet tuaja dhe nuk...
Nga Joni Myshketa
Është bërë thirrje për protestë ditën e nesërme nga "kryeopozitari i vërtetë".
Në parim jam dakort me çdo protestë sidomos kundër kësaj kaste...