Jorida TABAKU
Audio është një tjetër provë e pakontestueshme që kjo qeveri ekziston dhe financohet nga grupet kriminale dhe droga.
Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë, asnjë polic nuk mund të kryejë detyrën e tij kur ministri mbron vëllain e tij nga ligji. Mes ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në BE dhe mundësive ndodhet muri i drogës së ngritur nga një kryeministër që jo rastësisht të dy ministrat e rendit i dalin të përfshirë kokë e këmbë në rrjete kriminale mafioze.
Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga kjo qeveri që po shndërrohet në një kartel të madh droge duke na privuar prej ëndrrës Europiane.