Qeveria, taksë stallave të bagëtive, 4 herë më të lartë se shtëpitë e luksit

Qeveria ka marrë vendimin dhe për matjen e taksës së së pronës edhe për magazinat bujqësore dhe stallat e bagëtive. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, taksa e këtyre objekteve dhe e pronës do të jetë e nëjtë me ato prona të cilar u sjellin të ardhura pronarëve. Por, kjo taksë do të jetë 4 herë më e lartë se taksa e pronës.
Pas vendosjes së TVSH-së tek biznesi i vogël, qeveria Rama po përgatit ngritjen në protesta të bujqëve dhe blegtorëve. Kjo pritet pas miratimit të vendimit të këshillit të ministrave në datën 7 mars të këtij viti dhe është publikuar në fletoren zyrtare, përsa i përket metodologjisë për mbledhjen e taksës së pronës. Sipas këtij vendimi stallat e lopëve do të paguajnë taksën e pronës 4 herë më tepër se shëpitë e banimit, sigurisht që përqindja prej 0.2 % për stallat e lopëve është në bazë të çmimeve të referencës për banesat dhe që janë në listën e bashkangjitur vendimit.
Në një përllogaritje të thjeshtë një stallë bagëtish apo magazine bujqësore në zonën e Lushnjës do të përllogaritet kështu. Çmimi I referencës është 40 000 lekë m2. Çmimi i stallës për efekt përllogaritje është 30% e ndërtesës. Për një stallë me 70 – 80 lopë duhen 1000 m 2. Kështu vlera e një stalle është 12 mln, lekë. Kështu që vetëm taksa e pronës për stallën do të jetë 24.000 lekë. Ndërsa për një shtëpi me më shumë se 1 kat, përllogaritur me 0.05 % do të paguajë 10. 000 lekë. Jashtë kamerave fermerët shprehen se do të jenë të gatshëm të paguajnë këtë taksë, vetëm nëse do të mblidhen taksat e oligarkëve.

Artikulli paraprakVetëdorëzohet në policinë turke Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit
Artikulli tjetërKoncesionet në Shqipëri, problem jo më kombëtar, por europian