Çmimi i një litër karburant në vendin tonë është rritur sërish sot duke shkuar në vlerat e paprekshme ndonjëherë. ~210 lek për litër benzina dhe 198~200 lek për litër naftë.
Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit. Në bursat globale, ditën e sotme, nafta kërceu në nivelin e 118 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë në 9 vite.
Ky është fenomen botëror tani, por Shqipëtia penalizohet edhe më shumë për shkak të taksave. Ndonëse një vend i varfër shqiptarët kanë barrën më të rëndë të taksave te karburanti edhe më shumë se vendet europiane të pasura. Deri para pak muajsh ishim vendi i 3 në bote me çmimin më të lartë të karburantit në botë.
Ndërsa kishte nisur trendi i rritjes së çmimit të arit të zi në botë, qeveria jone në vend që të ndërmerrte ndonjë masë lehtësuese, e rriti edhe më tej barrën me taksa.
Në fillim të muajit shkurt nafta u rrit për herë të parë këtë vit, duke reflektuar si shtrenjtimin e saj në bursa, ashtu dhe fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH
Pak javë më parë ministrja Ibrahimi tha se qeveria nuk kishte parashikuar një nderhyrje për shkak se rritja e çmimit ne bursë ishte e përkohëshme. Tani besoj se nuk ka asnjë ekuivok që rritja nuk është e përkohëshme por mund të kapërcejë edhe më lartë.
Sa më sipër qeveria duhet të vendos menjëherë heqjen e taksës së qarkullumit 24 lek për litër në mënyrë që të lirojë sadopak “litarin” në fytin e shqiptarëve.
Qeveria e di që nafta është ajo që vendos motorrin e ekonomisë në punë dhe duke mbajtur në këto nivele çmimin e naftës çfo gjë do bëhet më e shtrenjtë dhe automatikisht më e vështirë për qytrtarët.
Ndërkohë duhet të heqë gjithashtu taksën e re që indekson inflacionin tek akciza e naftes.
Jo të gjithë e përdorin naftën e benzinën për udhëtime luksi me benza që djegin sa tre makina bashkë benzinë.
Qeveria duhet të marrë përgjgjësitë dhe jo të shpresoj vetëm tek tregu ndërkombëtarë!