Nga Orjola PAMPURI
Duke marrë shkas nga një shkrim i revistës Monitor, është e rëndësishme që sot teksa flasim për ulje të rasteve të përsonave që preken nga Covid, ajo që në këto momente vlen të trajtohet janë pasojat post covid të cilat nga mjekë eksperte do të duhej të vleresoheshin me seriozitet dhe në menyrë konstante përgjatë kësaj periudhe, pikërisht për problematika të tjera për të cilat personat që kanë kaluar covidin duhet të mbahen nën kontroll për thuajse edhe 3 muaj pas stabilizimit të situates, por gjithsesi e trajtuar nga mjeket do të përçonte më shumë siguri.
Ajo që vlen të theksohet njëkohësisht janë pikërisht pasojat psikologjike të cilat kanë cënuar shendetin mendor të personave të cilët kaluan një vit të gjatë izolimi nga covid, i cili ndikoi ne izolimin social, shkaktoi dëme ekonomike, por gjithsesi dhe vetë covidi në shumë raste tek pacientet cënoi shendetin e tyre mendor. Shifrat e përmendura në revisten Monitor tregojnë për një shtim të rasteve kur qytetarë të moshave të ndryshme u drejtohen farmacive për të marrë medikamente të cilat ndihmojnë në lehtësimin e ankthit dhe depresionit, por që në disa raste merren pa u konsultuar. Këshillimi, trajtimi, komunikimi tek ekspertet është thelbësor.
Gjithçka zgjidhet nëse kërkon ndihmë nga ekspertët. Vertetë numri i rasteve me Covid është ulur, por nuk duhen nënvlerësuar pasojat postcovid të cilat nuk përmenden shpesh nga ekspertët. Eshtë koha të flasim më shumë, por edhe të ketë më shumë mbështetje si sociale ashtu edhe ekonomike nga shteti i cili trumbeton mbylljen e spitaleve covid, por harron pjesën tjetër; shendetin mendor, i cili është po aq i rendësishem për të ardhmen, për mireqenien sociale të shoqërisë dhe redukton pasoja negative si pasojë e reagimeve të pakontrolluara të individeve të patrajtuar.