“Qeverisja e Ramës ka shkaktuar vuajtje të shumta, koha për një politikë të re”/ Endri Hasa: Krenar dhe mirënjohës që do të përfaqësoj Koalicionin Euroatlantikë në qarkun e Elbasanit

Endri Hasa nuk është vetëm një ndër politikanët e njohur dhe qëndrestar të Demokratëve Euroatantikë, por njëkohësisht edhe një ndër ekspertëve dhe sipërmarrësve më të suksesshëm në vend, i cili nëpërmjet përvojës, këmbënguljes dhe punës ia ka arritur t’ia dalë më së miri në jetë.
I angazhuar prej kohësh në Partinë Demokratike, Hasa ka qenë një ndër figurat kryesore në qëndresën dhe përballjen trevjeçare në radhët e Demokratëve Euroatlantikë.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Hasa shprehet krenar dhe mirënjohës që do të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në qarkun e Elbasanit.

“Në një moment kritik për vendin tonë, kur sfidat e përditshme prekin çdo qytetar, kur korrupsioni i thellë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ka shkaktuar vuajtje të shumta, është koha për një politikë të re, për një politike larg mbetjeve të së shkuarës.” – shkruan Hasa.

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar banorë të Qarkut Elbasan, Të dashur miq,

Jam krenar dhe mirënjohës që, me besimin e plotë të Demokratëve Euroatlantikë, përfaqësoj Koalicionin Euroatlantik dhe kandidoj në Qarkun Elbasan.

Sot, në ditën time të lindjes, 16 shkurt, me dashurinë e thellë për vendlindjen, ju drejtohem me këtë mesazh të sinqertë për ndryshim dhe shpresë.

Në një moment kritik për vendin tonë, kur sfidat e përditshme prekin çdo qytetar, kur korrupsioni i thellë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ka shkaktuar vuajtje të shumta, është koha për një politikë të re, për një politike larg mbetjeve të së shkuarës.

Çdo shqiptar meriton një të ardhme më të mirë, ku drejtësia, transparenca dhe mirëqenia janë themeli i shoqërisë sonë.

Për këtë arsye, Koalicioni Euroatlantik ka punuar me përkushtim për të ofruar alternativën më të mirë dhe zgjidhjet më të besueshme, sepse Shqipëria Meriton Më Shumë!

Gjatë kësaj fushate, së bashku me kandidatët tanë, do të trokasim në çdo derë për t’ju treguar:

Si do të zgjidhim problemet e përditshme me politika reale, të bazuara në vlerat euroatlantike.
Si do të krijojmë mundësi për çdo qytetar të Elbasanit dhe më gjerë.
Si do të ndërtojmë një të ardhme ku çdo zë ka vlerë dhe askush nuk duhet të mbetet pas.

Ju ftoj të bashkoheni me mua në këtë rrugëtim për një Shqipëri Europiane dhe një Elbasan ndryshe.

Bashkohuni me ne, më kontaktoni dhe bëhuni pjesë e këtij ndryshimi të rëndësishëm!

Artikulli paraprakANALIZË nga Preç Zogaj: Duke pritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Artikulli tjetërBIRN: Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës