Qindra qytetarë të Kavajës mblidhen të revoltuar: “Rama ik”!, “Kriminelë”!

Pas ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale në Kavajë, ku i plagosur mbeti 25-vjeçari Bledar Okshtuni, qytetarë e zyrtarë të PD-së janë mbledhur në vendngjarje.

Teksa kandidatja për deputete e PD, Grida Duma fliste për mediat ku sqaronte incidentin, qytetarët në kor lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama: “Rama ik!”, “Kriminelë”, “Poshtë diktatura”.

Po ashtu, në Kavajë mbërriti edhe kryedemoktari Lulzim Basha, i cili po ndjek nga afër incidentin e ndodhur në zyrën elektorale.

Screenshot 10 11 696x373 1

Artikulli paraprakSulmohet me armë zyra e PD, plagoset Sekretari i PD Kavajë. Ja kush është e shkuara kriminale e autorit
Artikulli tjetërBasha nga Kavaja: Atentat ndaj PD, regjimit i ka ardhur fundi, përgjigjen e merr të dielën me votë