Nga Xhelal MZIU
Me qindra tonelata mollë kalben apo groposen në Dibër, për shkak të mungesës së tregut dhe pafuqisë blerëse!
Mollët dhe pse në kulmin e prodhimit dhe mjaft cilësore në tregun vendas dhe të huaj, po shiten me 150 lekë të vjetra për kg,
Dibra ka qenë eksportuese e frutave në tregun Evropianë.
Qeveria e rilindjes e ka shkatërruar bujqësinë, nuk ka subvencione shtetërore, nuk ka sistem vaditje, nuk ka treg formal, nuk ka fabrika agropërpunimi, nuk ka frigorifer dhe pse BE jep miliona Euro për këtë sektor.
Për shkak të krizës ekonomike që ka shkaktuar rilindja me papunësinë, nivelin e ulët ekonomik familjar dhe rritjes së çmimeve, nuk ka më fuqi blerëse nga qytetarët!
Shumica e fermerëve jo vetëm i groposin prodhimet e tyre por dhe po i presin pemet frutore si të pashpresë për të ardhmen e tyre.