Janë qindramijëra protestues dhe shumë prej tyre kanë mbërritur nga qytetet e të gjitha vendit duke e bërë atë protestë kombëtare. Për protestën e kësaj të diele, sipas Partisë Demokratike, në Tiranë kanë mbërritur rreth 65 mijë qytetarë. Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, sipas tyre.
Qarku Durrës – 10.850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
Qarku Dibër – 5550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
Qarku Korçë – 4600 qytetarë
Qarku Berat – 3050 qytetarë
Qarku Fier – 7800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 6250 qytetarë
Një tjetër foto tregon masivitetin në protestën madhështore të opozitës. Janë qindramijëra protestues që janë të bashkuar dhe të vendosur për të vazhduar betejën kundër regjimit dhe janë të pathyeshëm.
Populli protestën prej katër muajsh dhe numri i protestuesve jo vetëm që nuk po bie, por në të kundërt, sikurse shikohet në këtë foto është shtuar edhe më shumë se në protestën e parë.