Qindramijëra qytetarë kanë nisur protestën më të madhe kundër Ramës. Një vërshim i tillë popullor nuk është parë kurrë më parë në rrugët e Tiranës. I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është i mbushur me protetsues.
Ndonëse qytetarët janë kërcënuar me të gjithë mënyrat nga banda kriminale në pushtet dhe levat e tyre, qytetarët e bashkuar kanë sfiduar të gjithë këto presione dhe kanë mbushur rrugët e Tiranës si kurrë më parë.
Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti Meta ka shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit përmes një dekreti ndërsa konfirmohet se shtyrja e tyre është pa afat. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur vetrëm pak para fillimit të protestës së opozitës.