“Qitja e parë dështoi”, zbardhet skema e vrasjes së biznesmenit Reçi: Pse autorët hidhnin fishekzjarrë

Vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka, janë tashmë të arrestuar si autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë.

Sipas uniformave blu qitja u krye nga oficer i policisë gjyqësore në komisariatin nr. 2, Shkëlqim Duka, për një konflikt pronësie që kishte me viktimën.

Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi më 13 nëntor ishte paraprirë nga një tentativë e dështuar më 8 nëntor. Zëvendësdrejtori i Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili, tha në emisionin Review në Euronews Albania se kamerat e sigurisë kishin kapur një person të dyshuar, i cili ndodhej në një shkallë emergjence pranë një hoteli në zonë dhe qëlloi drejt Reçit, i cili ndodhej në oborrin e pallatit të tij. Megjithatë, qitja e 8 nëntorit nuk rezultoi fatale dhe biznesmeni nuk u godit.

Personi që qëlloi më datë 8 nëntor, u pozicionua për 5 ditë rresht në shkallët e hotelit, ku kishte fushëpamje mbi oborrin e viktimës dhe vrasjen mundi ta realizonte më 13 nëntor.

Pika që mori kthesën ngjarja, ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike ne kemi konstatuar që dinamika e ngjarjes ka filluar më datë 8 nëntor dhe ka vazhduar deri më datë 13, kur është ekzekutuar viktima.

Kur them dinamike, nënkuptoj që personi i dyshuar si qitësi është vendosur në një shkallë metalike nga ku kishte pamje vizuale mbi oborrin e viktimës.
Ai është pozicionuar aty më datat 8, 9, 10, 12 dhe 13 nëntor. Vetëm më datë 12 nuk e kemi të dokumentuar këtë për shkak se punonjësi i policisë në këtë datë ka qenë në një detyrë tjetër.
Ngjitej në shkallën e emergjencës së hotelit që është ngjitur me pronën e të arrestuarve. Kamerat treguan se në katin e dytë të shkallës vendosej një person i cili pozicionohej me një armë që në dukje është një armë me dylbi”, tha zëvendësdrejtori i krimeve të Tiranës.

Për të krijuar mundësinë e një sulmi të dytë dhe për të nxjerrë Reçin jashtë banesës së tij, autorët përdorën një taktikë të pazakontë: ata hodhën fishekzjarre të fuqishme pranë shtëpisë së tij. Kjo manovër kishte për qëllim të nxirrte biznesmenin në oborr, duke e bërë më të lehtë qëllimin e objektivit nga pozicioni i zgjedhur nga qitësi.

“Ai u vendos për 5 ditë rresht gjatë natës, fillonte në orën 19 dhe vazhdonte deri në orën 23:30. Përdornin dhe një mekanizëm që për të nxjerrë viktimën në oborr gjatë momentit që pozicionohej, përdornin fishekzjarre në oborrin e viktimës për ta nxjerrë atë në oborr. Kemi pasur një qitje më datë 8 dhe nuk është realizuar, më pas vrasja është realizuar më datë 13. Ka përdorur një armë sportive që i përshtatet dhe pjesa e dylbisë. Armën nuk e kemi gjetur, por kemi gjetur mënyrën si e ka siguruar armën. Kemi të dhëna që do na çojnë shumë shpejt te arma”, tha Ismaili.

Artikulli paraprak“Mirë se u ktheve Mbret!”- Klubi turk feston aktivizimin e Manajt. Trajneri: Rrezikuam, por donte të luante
Artikulli tjetërMediat amerikane: Donald Trump po planifikon të largojë transgjinorët nga ushtria që ditën e parë të marrjes së detyrës