Dy qytetarë kanë denoncuar në Televizionin Fax News, padrejtësinë që iu është bërë duke iu pezulluar licencën e transportit në linjën Dropull-Gjirokastër dhe anasjelltas.
Baftjar Lazaj shprehet se kjo licencë është pezulluar me ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të deputetit Bashkim Fino, pasi sipas tij kjo licencë u është hequr atyre dhe i është dhënë nipit të tij.
Lazaj tha se nuk janë vënë fare në dijeni të kësaj lëvizjeje dhe se ankesat dhe letrat drejtuar ministrisë dhe Drejtorisë së Transporteve nuk kanë marrë përgjigje.
“Duhet të viheshim në dijeni që këto licensat që kemi marrë nga Bashkia e Gjirokastës dhe ajo e Dropullit. Ne nuk kemi marrë pjesë në tendër dhe pavarësisht se kemi dërguar letra por asnjë reagim nga institucionet. Pardje një rast i ngjashëm ishte në Durrës dje disa të tjerë janë vrërë me leva dhe me thika. Këtu neve do vritemi. Ky është një problem shumë i madh, të vënë dorë pa u vrarë njerëz se pastaj nuk mban përgjegjësi asnjë njeri, jemi bërë t’i themi burgut hapur. Kemi punuar për bukën e fëmijëve. Këtu ka korrupsion. Do të vijë ora që ta sqarojmë, sepse janë deputetët që përfshihen në këtë çështje, përfshihet Bashkim Finon pasi është nipi i tij që e ka marrë licencën tjetër. Pse ne jemi pezulluar kur afati licencës tonë është deri në 2027,” u shpreh Baftja Lazaj.
Nga ana tjetër Seat Bihuci u shpreh: “Jemi 4 operatorë që operojmë prej 22 vjetësh në linjën Gjirokastër-Dropull. Me Vendim të Këshillit të Ministrave në këtë linjë duhet të veprojmën vetëm ne. Minstria ka dhënë një licencë me qendër në për të cilën ne nuk jemi lajkmëruar. Ministria duhet të ndërhyjë që licensat të rishikohen sepse kemi 22 vjet që punojmë në këtë linjë. Neve nuk na është bërë asnjë vërejtje për transportin prej 22 vjetësh. Jemi ankuar të drejtorri i përgjithshëm I rrugëve dhe ministria. Drejtori na ka dërguar një dokument ku të pasqyrohej vendimi i Bashkisë së Gjirokastrës dhe ne ia kemi dërguar të plotë. Jemi 8 familje që hidhemi në rrugë”.