Qytetarët autoktonë kryeqytetas: Tirana, nën drejtimin e dyshes Rama-Veliaj, është bërë e pabanueshme

Qytetarët tiranas shprehen të shqetësuar për betonizimin e kryeqytetit i cili po shkatërron çdo ditë identitetin e tij.

Pronarët dhe qytetarët autoktonë kryeqytetas në një takim me Jorida Tabakun u shprehën të shqetësuar për ngritjen e kullave të cilat po zaptojnë hapësirat publike si edhe po pengon pronarët e ndershëm të zhvillojnë pronat e tyre.

“Tirana, nën drejtimin e dyshes Rama – Veliaj, është bërë e pabanueshme për njerëzit e ndershëm”, i thanë ata Jorida Tabakut.

Gjatë një bisede në zonën e Pazarit të Ri, familjet tiranase ngritën shqetësimin se jo vetëm se e kanë pasur të pamundur t’i zhvillojnë ndershmërisht pronat e trashëguara, por denoncuan kryebashkiakun Veliaj se ka tentuar t’ua marrë ato përmes mashtrimeve.

“E kishin ruajtur për veten e vetë këtë pjesë. Unë isha në Greqi me vajzën, se kam një gocë në Selanik. Me veshët e mi e kam dëgjuar Erion Velinë, mbajti një fjalim këtu edhe tha falenderojmë edhe Mulletin që na falën pronën. A falet prona? Ne prej kësaj këtu s’kemi marrë asnjë centim”, tha një anëtare e familjes Mulleti.

Jorida Tabaku tha se, Tirana eshte bere nje nga qytetet me te pabanueshme.

“Është nje nga qytetet me te veshtira per te jetuar! Tirana qe duhet te ishte epiqendra e vleresimit te prones, e vleresimit te punes, e vleresimit te jetes e kontributit te njerezve, sot fatkeqesisht eshte kthyer ne nji qytet qe nuk vlereson te ndershmin. Edhe kjo ka ardhur 8 vitet e fundit nga Edi Rama, me percmimin qe i ka bere komunitetit por eshte theksuar edhe nga kryetari I bashkise, Erion Veliaj. Ai pallati aty, ai aty e ka ngritur pronen, kurse ty ketu ta kane marr pa te fol, pa te thene si do e zhvillosh, pa te perfshi fare se ti nuk perfshihesh me pazare, me Edi Ramen dhe Erion Veline. Kurse ai atje e merr dhe e nderton. Ky eshte problemi sot i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, qe njerez te ndershem nuk vlerësohen”, tha Tabaku

Tabaku theksoi se ajo çfarë përfaqëson vërtet Edi Rama nuk është ajo që shfaqet në kamerat e propagandës, pasi jeta reale që bën kryeministri në largim është larg halleve të qytetarëve të thjeshtë, në një luks të shfrenuar me ata që ndan milionat e eurove të vjedhura nga paratë e taksapaguesve apo paratë e pista të krimit dhe drogës.

“A e patë se si shtroheshin me të ngrëna e me të pira me Nasip Naçon, se si shtroheshin në Dubai me darka dhe dreka. Kjo është jeta reale që bën Rama, jo ajo që nxjerr në televizor. Jo ajo që shkojnë për të bërë inaugurime. I kanë lënë rrugët dhe lagjet e Tiranës në mëshirë të fatit dhe në pikë të hallit. Kujdesen që vetëm të ndihmojnë miqtë me ndërtime. Besoj se vota më 25 prill është po aq i rëndësishëm sa ajo që ndodhi 30 vite më parë. Duhet patjeter qe ta bejme ndryshimin e madh. Fryma e fitores eshte kudo. Mbeshtetja eshte kudo. Ka shume vlere qe bashke, ne me 25 prill te ndryshojme menyren sesi po qeveriset sot. Se sot jetohet dhe transmetohet vetem ajo qe shihet neper kamera, po nderkohe qe 95% e popullsise sot jane per buken e gojes. Për ta ndryshuar këtë realitet mbytës ku ndershmëria shkelet me këmbë dhe u jepet vlerë grabitësve e kriminelëve, ish -deputetja Tabaku tha se nevojitet mbështetja e të gjithë qytetarëve të Tiranës”, tha Tabaku në takim me familjet tiranase.

Artikulli paraprakBanorët e Laprakës: Në 8 vite asnjë legalizim në këtë zonë, vetëm propagandë është bërë!
Artikulli tjetërFajdet që rrënuan biznesin!