Video/ Qytetarët-Bashës: S’po durojmë dot as 2 muaj! E kam votuar dy herë, por nuk po e shtyjmë më me këtë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët në Tiranë, duke dëgjuar nga afër hallet dhe shqetësimet e tyre. Gjatë një takimi të fundit, një qytetar ka ngritur dyshime se votat mund të manipulohen, pasi sipas tij, aty janë me laps. Mes të tjerash, qytetari i tregon Bashës se, në zgjedhjet e fundit ka bërë fushatë për PS-në, por sipas tij, nuk ka marrë asnjë ndihmë.

Diskutimi mes Bashës dhe qytetarit  

Lulzim Basha: Të falënderoj për mikpritjen!

Qytetari: U lumshin këmbët që erdhët se s’i kemi parë ata të tjerët hiç.

Lulzim Basha: Për çfarë të vijnë ata tek ty?

Qytetari: Jo po të vijnë njëherë ata se po u themi këto që po të themi ty po i them edhe atij.

Lulzim Basha: Shpirtin ta morën me gjoba.

Qytetari: O po na grinë fare!

Lulzim Basha: Pronat i vodhën. Për çfarë të vijë ai tek ty?

Qytetari: Çfarë të them unë ty?

Qytetari: Thelbi i fushatës ishte ajo, fusni dorën në xhep, çfarë keni më shumë çfarë keni më pak pse të bëjmë kot si politikan dhe si financiara. Ne nuk do zgjidhim bursën e New York-ut. Vëlla unë nuk kamë lekë aq sa kam patur, pikë mbaroi. Tani a e shikon se çfarë ka mbetur, vetëm pleq e plaka, a të ikim edhe ne. Hajde mo se po ikim le të rijnë këta.

Lulzim Basha: Atë do ai.

Qytetari: Ore unë e di që këtë do ai, por ne çfarë të bëjmë. Ne do ta bëjmë detyrën do ta dërgojmë por si do na e mbash votën. Si do na e dalësh nga ajo se e hodh në kuti dhe… se këto janë me laps, unë votoj këta me laps aty. Ky po lë shtëpinë e vetë se paska hallin tonë. Ja pra ku e ka hallin tonë, s’na ka ardhur njëherë. Po të ma thotë pra një se unë prandaj ia dhashë votën. Jam pjesë e një milionë shuplakave, unë vëlla, e kam dy herë të vuajturën. Zotrote, ke votuar PD 2013 unë kam votuar këtë.

Lulzim Basha: Ty të dhëmb dyfish më shumë.

Qytetari: Dyfish pra prandaj po të them. Biles edhe në fushatë elektorale kam qenë për zgjedhjet e Velisë, kam qenë në Petrelë. Asnjë gjë s’na kanë ndihmuar vëlla. A kupton?! Kam shkuar si përfaqësues biznesi në OSHEE, kur u bë reforma për energjinë elektrike, është bë nami në autostradë. Duhet ta dish, domethënë. U prenë e u lidhën prapë.

Lulzim Basha: E di.

Qytetari: S’është e ndershme kjo. Tani sa do e shtyjmë me këtë? Unë vajta 35, or shok.

Lulzim Basha: 2 muaj.

Qytetari: Por s’po durojmë dot as dy muaj mor, a kupton ti?! S’po durojmë dot as 2 muaj.

Qytetari 2: 2 muaj do durojmë. S’kemi ca i bëjmë.

Qytetari: Po do durojmë, do durojmë, se ne kemi duruar 20 vite.

Lulzim Basha: Atë ditë e keni ju në dorë.

Exit mobile version