Qytetarët gati 1 vit pas tërmetit jetojnë në çadra. Familja Veseli në Kurbin: Askush nuk na ka thënë se çfarë do të bëhet me shtëpinë

DENONCIMI I QYTETARES SË DËMTUAR NGA TËRMETI NË KURBIN, ETLEVA VESELI

“Edhe pse e spërkas me ujë, prapë nxehtë është në çadër”. Rama bën propagandë, qytetarët gati 1 vit pas tërmetit jetojnë në çadra. Denoncimi i familjes Veseli në Kurbin: Askush nuk na ka thënë se çfarë do të bëhet me shtëpinë

Vështirësia ekonomike dhe dëmtimet nga tërmeti janë kryefjala e shumë banorëve në Kurbin. Qëndrimi në çadër për 9 muaj është kthyer në një sfidë që po i mposht dita ditës, pasi qeveria I ka lënë në mëshirë të fatit.

Në familjen prej 8 personash të Etleva Veselit, ishte kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ku u njoh nga afër me shqetësimet kryesore të kësaj familjeje. Edhe pse shtëpia e tyre është klasifikuar si e pabanueshme dhe për t’u shembur, ata ende e kësaj dite nuk kanë marrë asnjë afat se kur mund të rindërtohet.

Kushtet e vështira në çadër i detyron ata të kthehen në shtëpinë e tyre të shkatërruar plotësisht me frikën se mos shembet nga momenti në moment.

Etleva Veseli: Ne jemi vet i teti brenda.

Belind Këlliçi: 8 persona?

Etleva Veseli: 8 persona, kam gjashtë kalamaj edhe vetë me gjithë burrin.

Belind Kelliçi: Jetoni këtu në çadër?

Etleva Veseli: Patjetër, unë këto kushte kam. Brenda hyj sa me thënë, se në vapë nuk hyhet brenda, se është shumë nxehtë, edhe e spërkas me ujë por prapë ngrohtë është. Në darkë para së futemi e marr edhe e spërkas edhe njëherë sepse tani nuk rrihet. Nuk na ka dhënë kush asnjë lloj shprese vetëm na ka dalë shtëpia DS3 e pabanueshme edhe asnjë lloj gjëje.

Belind Këlliçi: Po mirë e keni marrë pagesën për…

Etleva Veseli: Jo, jo, jo. S’më ka marrë. Jo, jo, jo.

Belind Këlliçi: Afat konkret keni se kur do të ndodhë që do t’i merrni?

Etleva Veseli: Jo, jo. S’më ka thënë kush asnjë lloj afati, asnjë lloj gjëje. Këtu lahemi, këtu rrimë. Për shembull kur gatuajmë për me hangër, atje dalin kalamajt rrinë pak se s’rrihet në vapë në cadër. Edhe në darkë flemë në çadër. Qysh atë natë që ka ardhur çadra ne jemi me çadër.

Belind Këlliçi: 10 muaj?! Domethënë këtu edhe laheni edhe gatuani?!

Qytetari: Edhe gatuaj te gazi. Kjo është dhoma ku rrimë se s’kemi mundësi me ndenjur te çadra në vapë. S’kemi mundësi të rrimë në vapë se edhe këtu është vapë po nga sikleti i çadrës së vapës duhet te rrimë këtu. Plasaritjet komplet. Dritarja, shife si ja ka dhënë komplet këtu. Ku është tani? Doni me më lënë në çadër prapë këtë vit. Shtetit unë i kërkoj vetëm të fus kokën me gjithë kalamaj.

Exit mobile version