Qytetarët në Krujë të frikësuar nga shpërthimi i Covid-19: Fajin e ka qeveria, mos të linte fasoneritë…

Situata në Krujë dhe në Kurbin vijon që të jetë e përkeqësuar me numrin e rasteve me Covid 19 që vijnë gjithnjë duke u rritur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 25 raste të reja me Cocvid 19, duke e çuar numrin total në 634.

Ndërkohë në Krujë është raportuar për 18 raste të reja pozitive që dyshohet se kanë lidhje me një fasoneri të këtij qyteti.

Gjatë një prononcimi për Fax News qytetarët në Krujë shprehen se ndihen të frikësuar nga përhapja e COVID-19, pasi fasoneritë kanë një numër të madh punëtorësh.

“Më keq nuk bën vaki. Ky është vend i vogël. Tani është hap në masë nga këto fasonet. As bukë nuk blejnë, marrin miell gatuajnë në shtëpi”, thotë një shitës.

“Ka rënë fuqia blerjes është mëse normale. Papunësi e madhe. Fajin e ka krejt qeveria! Nuk duhet ti leje hapur fasoniritë me nga 300 gra në punë”, shprehet i ndinjuar një tjetër qytetar.

Artikulli paraprakPolitikëbërësit dëshirojnë të përdorin Covid-19 për të ndryshuar sjelljen njerëzore
Artikulli tjetërKina në bankën e të akuzarit, gati padia nga SHBA: Na kushtoi jetë njerëzish dhe dhjetëra miliardë USD