Qytetarët në protestë para Kryeministrisë kundër përdhunimit shtetëror

Me qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, janë mbledhur para pak minutash para parlamentit për të protestuar ndaj dhunës që u ushtrua ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit Rrahman Rrahja.
Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.
Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.
E pranishme në këtë protestë ishte dh zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaroi se nuk ishte aty për të folur për politikë, por ishte aty për të mbështetur qytetarët dhe shoqërinë civile në këtë luftë kundër krimit shtetëror.
Ajo tha se shteti në Shqipëri ka rënë, që ditën që Xhisiela është dhunuar dhe përdhunuesi është marrë në mbrojtje.
“Unë sot nuk kam ardhur këtu të bëj partinë, por kam ardhur sepse i jam bashkuar një kauze që ka të bëjë me politikën. Në parlament ka kriminelë, ka njerëz të lidhur me krimin, ka njerëz që kanë vetting në politikë, por asnjëri nga këta nuk përfaqëson PD-në. Unë sot nuk do të doja të isha këtu, sepse nuk do doja të ishte dhunuar një grua. Jam këtu dhe jam shumë e lumtur që shoqëria civile organizoi këtë protestë. Ne nuk jemi për ta kapur dhe përdorur protestën, por jemi këtu për tu përballur me të vërtetën. Shteti vdiq. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për shtetin ligjor që ka vdekur. Shteti ligjor vdiq kur Xhisiela shkoi në 3 komisariate dhe nuk pranuar ti marrin denoncimin. I bëj thirrje ambasadorit të BE-së që të sigurojë në një nga vendet e BE-së, për Xhisielën, nënë dhe motrën e saj”, deklaroi Zhupa.

1

5

2

4

Artikulli paraprakPrapaskenat/ Xhisiela shkoi në SHKB, por u këshillua që të mos merret me këto gjëra, se do të dalë e humbur
Artikulli tjetërProtestuesit shigjetojnë OSBE: Përse hesht ndaj përdhunimit nga djali i deputetit