Qytetarët paralajmërojnë Ramën: “Mos hajde në Shkodër!”, Lleshi blindon me policë urën e Bahçallëkut

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Shkodrës për të mbajtur një sërë takimesh por PD i ka dalë para në hyrje të qytetit për të protestuar kundër tij.

Ata kanë thënë se do të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë. “Mos hajde në Shkodër!”, thotë një protestues.

Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.

Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.

Polici: “Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e kundraligjshme”.

Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!

Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.

Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.

Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama

Opozita nuk do të reshtë së protestuari.

Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin.  Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka.

Spahia: RAMA IK!
“E le Shkodrën pa investime, e së fundmi ia transferon drejtoritë kryesore në Lezhë e Rrëshen dhe pastaj con polici pa fund, për t’u mbrojtur nga revolta që vetë shkakton me aktet e veta.
Shkodra nuk harron sesi po trajtohet pavarësisht se shteti po vihet në shërbim të pushtetit! Ka shumë e shumë më tepër, edhe të heshtur, që nuk e njohin më Edi Ramën për kryeministër! Ka mbetur vetëm fasada, e cila do bjerë shumë shpejt!
#”Pritje”ShkodrePerPiktorinDeshtak”, shkruan ish-deputeti Bardh Spahia në një postim në Facebook.4 21

Exit mobile version