Qytetarët rrethojnë qëndrën e votimit tek shkolla ekonomike dhe tek Liceu Artistik

Një numër i madh protestuesish janë regjistruar edhe përballë qëndrës së votimit në ambjentet e shkollës së Mesme Ekonomike. Dhjetra banorë të njësisë numër 2 janë grumbulluar përpara shkollës për të kundërshtuar sërish proçesin e këtyre zgjedhjeve.

Siç edhe është parlaajmëruar edhe nga Partia Demokratike, protestat që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme janë të gjitha paqësore.

Protestuesit demokratë kanë zgjeruar hartën e prtestave në kryqytet. Pas banorëve të njësisë 8, edhe protestuesit e zonës tek Liceu Artistik, në rrugën e Elbasanit, kan protetuar paqësisht. Ata janë grumbulluar përpara qëndrës së votimit tek kjo shkollë duke ironizuar votuesit që u bënë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Kujtojmë se këto zgjedhje janë të paprecedenta, ku në 31 bashki janë me një kandidat të vetëm. Prej 6 muajsh opozita që ka djegur dhe mandatet ka protestuar vazhdimisht, dhe ka tentuar që të pengojë proceset zgjedhore, veçanërisht në Bashkitë që janë drejtuar nga përfaqësuesit e saj.

auto protesta tek1561876817

Exit mobile version