26 familje që jetojnë tek rreth Rotullimi te Zogu i Zi në Tiranë shprehen se dritaret e shtëpive të tyre u është bllokuar ndriçimi, pasi rrethuar nga ndërtimet që bën Sadri Abazi me lejen e dhënë nga Erjon Veliaj. Banorët i janë drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruajnë se, kur marrin në telefon Policinë Bashkiake i thonë se e ka me leje.
“Për Lal Plehun dhe narkodeputetët e Noriegës nuk ka ligje. Shikoni si ju mbyll sy e dritare 26 familjeve mafiozi famoz Sadri Abazi me mbështetjen totale të Lal Plehut! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor Berisha. Unë që po të shkruaj jam një banor që jetoj tek rreth rrotullimi i Zogut Zi. Para nesh ka vilën Sadri Abazi. Ka 5 muaj që punon brenda kësaj vile. Sot kishte nxjerrë një tabelë ku tregon lejen që i ka dhënë Lali Eri i Bashkisë. Po si ka mundësi që jepen këto leje. Që nuk plotëson asnjë kriter po na e bllokon dritaret të gjitha. Marrim në telefon Policinë Bashkiake thonë e ka me leje. Kështu e ka bërë shtetin ky Edvin Rama. Jemi 26 familje që jetojmë këtu tani po e shikojmë se çfarë është të kesh pushtet dhe të jesh deputet si Sadri Abazi. Ju lutem Doktor Berisha jemi të pafuqishëm para këtyre maskarenjve. Po të sjell dhe ca foto ta shikosh se çfarë bëhet te ju kemi besim që mund ta ngresh zërin për këtë shqetësim që kemi me respekt nga familjarët e këtij pallati”, shkruan qytetari.