Qytetarët, ultimatum Ramës pas largimit të Tahirit: “Dorëzohu edhe ti”!

Pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit nuk kanë qenë të pakta dhe akuzat në lidhje me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim të fundit në “Facebook” që ka bërë Rama ku ka publikuar fjalimin e sotëm në parlament nuk kanë munguar edhe reagimet e qytetarëve.
Një nga kërkesat e tyre është edhe puna. “Punë, punë o Edi Rama as tjetër, të hanë njerëzit bukë”, shkruan një qytetar.
Por nuk kanë munguar edhe përgjigjet e kryeministrit.
“Nuk mundesh t’i eleminosh ato kokat e djegura, të paktën dorëzohu, do të ngelesh në histori”, shkruan një tjetër qytetar, i cili i kërkon Ramës të largohet nga pushteti.rama duhet
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin sot ne mesdite vetëm pasi ka marrë garanci nga Rama se nuk ka asnëj prokuror që ta arrestojë atë. Dhe gjithçka ka ndodhur pas vënies nën kontroll të plotë nga Rama të institucionit të Akuzës. Kjo është rruga që kënaq edhe Ramën sepse në këtë mënyrë ai mund të justifikohet tek partnerët se tani ai nuk ka përgjegjësi politike ndaj Tahirit, pasi nuk ka mandat deputeti dhe është drejtësia ajo që nuk e arreston.
“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo. Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para”, ka përfunduar Tahiri.

Exit mobile version