Qytetari i ankohet për ndihmat dhe çadrat, Rama s’e le të flasë dhe…

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar disa takime sot në Durrës, me banorët e prekur nga tërmeti, ku nuk kanë munguar as problematikat e shprehura nga ana e tyre.

Një prej qytetarëve i tha Ramës se, ndihmat po jepen në mënyrë jo të rregullt, mirëpo kreu i qeverisë gjeti një zgjidhje të menjëhershme, që qytetari të jepte vetë një dorë ndihmë për organizimin.

Rama u takua në Durrës dhe me Behgjet Pacollin, i cili ka ardhur në mbështetje të Shqipërisë në këtë situatë të jashtëzakonshme, duke sjellë ndihma ekonomike, por edhe ndihma në njerëz dhe në ushtri.

Artikulli paraprakMitrovicasi shpërthen në lot derisa tregon që strehon në shtëpinë e tij 6 familje nga Shqipëria
Artikulli tjetër500 të prekur nga termeti po strehohen në Kosovë