Dy grupe rivale janë përplasur me armë në qytetin e Kavajës dhe si pasoje e kësaj përplasje me armë zjarri ka hmbur jeten një person i cili mendohet se nuk kishte lidhje me konfliktin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Kavajës.
Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50-vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai quhet Ramazan Hasalliu dhe mendohet se ka qenë duke blerë bukë kur është qëlluar me armë.
Mësohet se policia ka ndaluar dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.
Njeri nga të dyshuarit se ka qelluar, me armë është 22 vjeçari Eraldo Hyka. Mendohet se ne kete ngjare eshte perfshire dhe vëllai i Eraldos, Elio Hyka.
Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e personave të plagosur nga kjo përleshje me armë në mes të ditës në Kavjë.
Ata janë: Sali Mekja, Rrustem Dedja, Arben Hajdini, ndërsa 3 persona të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë larguar.
Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.
Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe disa persona te tjerë.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.