Qytetarja e përlotur: Do hidhem në Bunë të mbytem! Në shtëpi nuk kam as bukë të ha! “Nuk do mbytesh ti por Edi Rama”

Qytetarët e shumtë të mbledhur sot në Shkodër në shenjë proteste ndaj vizitës së paralajmëruar të kryeministrit Rama, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për politikat e qeverisë.
Punëtorë, qytetarë të ndryshëm në vështirësi ekonomike por edhe qytetarë të tjerë kanë dalë në rrugë për të pritur me protesta kreun e qeverisë, i cili sipas tyre i ka braktisur plotësisht.
Një qytetare gjatë protestës është shprehur e përlotur përpara kamerave duke thënë se është në varfëri ekstreme pasi i është prerë ndihma ekonomike. Ajo u shpreh tekstualisht se i ka mbetur vetëm të hidhet e të mbytet në lumin e Bunës.
“Më kanë heq ndihmën sociale. Qeveria nuk ndihmon askërkënd. Jam në mes të rrugës. Kam ndjek rrugët ë Bashkisë e të Drejtorisë, ku kam mundur e ku nuk kam mundur duke bërë edhe fjalë, duke u rënë më qafë.
Jam vetëm me shku me u mbyt në ujë të Bunës. Nuk kam mundësi tjetër. Nuk të përkrahin
Nuk do mbytesh ti në ujë të Bunës, do mbysim Edi Ramën.
Unë jetoj e vetme. Kam pas fatkeqësira në jetë, shtëpinë e kam pas shitur për hallet e mia. Jetoj në një shtëpi e vetme. Ndihmën ekonomike e kam marrë deri në muajin dhjetor. Kam shkuar edhe tek Drejtoria dhe i kam qarë hallin i kam thënë kështu është historia ime.

Ajo më ka thënë që të shkoj tek Voltana Ademi. Kam shkuar dy tre herë dhe sërisht të njëjtat fjalë më ka thënë.
Nuk di kurrgjë. Njerëzve që kishin pasë makina para pesë vjetëve a diçka e tillë, u thanë që keni pasë makina se janë hequr prej kompjuterit. Kurse mua nuk kishin çfarë të më thonin. Jam në hall, s’di çfarë me thanë.
Sot kam ardhë me protestu për bukën e thatë të gojës. Ejani shihni ku jetoj, është shtëpia ujë e motrës sime. Dritat po i paguaj me atë 25-30 mijë lekë që kam marrë nga motra e vëllai. Nuk kam lyp me thënë të drejtën por kam shtri dorën tek motra, vëllai.
Me pasë frikë me ble një palë pantallona e një xhub që ta blejnë njerëzit e tu.
Pasha Zotin nuk kam bukë të ha në shtëpi, në daçi besoni”, u shpreh qytetarja e përlotur për mungesën e plotë të mbështetjes nga shteti.

Exit mobile version