Qytetarja tregon dëmet nga zjarri në qendrën tregtare: Na u dogjën 20 vite punë

Zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnjë, që për fat të mirë u mbyll pa dëme në njerëz, ka sjellë dëme të shumta materiale.

Një qytetare e pyetur nga Euronews Albania, tha se investimi i një jete ishte shkrumbuar.

Ajo tha se në ndërtesë prindërit e saj kishin një dyqan me produkte për fëmijë, te i cili kishin 20-25 vite që investonin. Ajo tha se ende nuk kishin arritur të shikonin dëmin, për shkak se hyrja në pallat është e ndaluar nga policia.

“E kishim mbyllur dyqanin sepse ne jemi ortodoks dhe festojmë krishtlindjet. Por normalisht kishim kamerat, pamë që kishte hyrë tym.

Na lajmëruan që ka rënë zjarr dhe erdhëm menjëherë. Nuk kemi hyrë, nuk e dimë, normalisht ka dëme. Ne nuk kemi llogari fikse, por mendohet se janë 20-25 vite punë.

Kjo qendër ka pak kohë, por ne nuk kemi qenë gjithmonë këtu. Kemi qenë edhe më përpara. Dyqanin e kishim në katin e 3 aty ku nisi. S’jemi futur, se nuk na lejohet nga policia pasi ka rrezik për jetën”,-tha qytetarja

Exit mobile version