Qyteti i radhës në Evropë që bën transportin publik falas

Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli i fundit evropian që lejon për të gjithë banorët e tij transporti publik falas.

I gjithë vendi evropian i Luksemburgut, duke përfshirë kryeqytetin e tij me të njëjtin emër, hoqi tarifat në vitin 2020, pasi kryeqyteti i Estonisë, Talini, prezantoi politikën në 2013.

Nga mbrëmja e djeshme, banorët e Montpellier-it me një leje të posaçme mund të udhëtojnë me tramvajë dhe autobusë pa pagesë në qytetin jugor. Vizitorët dhe turistët do të duhet të paguajnë 1,60 euro (1,70 dollarë) një udhëtim. Michael Delafosse, kryetari i bashkisë premtoi transport publik falas kur u zgjodh në vitin 2020. Ai filloi duke futur udhëtime falas në fundjavë atë vit, më pas vitin e ardhshëm i zgjeroi ato për të gjithë personat nën 18 ose mbi 65-vjeç gjatë gjithë javës.

Delafosse tha se nisma ishte pjesë e një angazhimi evropian ndaj klimës dhe fuqisë blerëse. Rikujtojmë, se Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19-vjeç do të udhëtojnë falas në mjetet e transportit publik përgjatë gjithë vitit shkollor. Sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11 vjeç e deri në moshë madhore. Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.

Exit mobile version