Ra nga lartësia teksa ishte në gjendje të dehur, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë

Një 63-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e banesës së tij.

 

Sipas policisë, 63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është rrëzuar nga lartësia prej 10 metrash.

Ka nisur puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Artikulli paraprakDokumenti britanik që paralajmëroi shpërthimin në Zubin Potok, parashikon trazira në Ballkan
Artikulli tjetërSPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin, ja për çfarë akuzohet deputeti i Berishës