Ra nga shkallët pasi u tremb nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçari në Lushnje

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme.

20-vjeçari Daniel Rika nga Lushnja humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.

I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës, ndërsa mësohet se vuante nga ankthi.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Exit mobile version