Radarët në duart e Habilajve

Përgjigjet e drejtësisë italiane në dosjen e Habiljave kanë zbardhur një zinxhir ngjarjesh që faktojnë se si gjithë qeveria Rama me urdhër të këtij të fundit u shndërrua prej katër vitesh në urën kryesore të trafikut të drogës në Shqipëri. Skandali mbi mosfunksionimin e radarëve dhe mbajtjen fikur të tyre që nga viti 2013, periudhë që përkon dhe me nisjen e përgjimeve të autoriteteve italiane mbi çështjen Habilaj, zbardh se si Ministria e Brendshme bashkëpunonte me Ministrinë e Mbrojtjes në lehtësimin e trafikut të drogës drejt Italisë.
Faktet dhe provat janë të qarta dhe të pakundërshtueshme, ndërsa dëshmohen nga vet përgjimet e Habilajve. Nëse kishte mbetur edhe një hallkë pa u zbardhur mbi çështjen e bujshme të skandalit të mbajtjes së radarëve, fikur ishin vetëm emrat e personave që kishin lidhje dhe interesa në nxjerrjen e këtyre radarëve jashtë funksionit.
Edhe këtë pikë, është Moisi Habilaj që e sqaron në përgjimet e drejtësisë italiane. Në bisedat e interceptuara nga autoritetet italiane, Habilaj konfirmon se ai dhe banda e tij zotëron tërësisht nën kontroll sallën e radarëve në Durrës. Ky i fundit dihet tashmë që është shndërruar prej katër vitesh në portën kryesore të drogës nga Shqipëria drejt Europës.
Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se, Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës. Këtë, ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva. Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera.
Pak javë më parë zbardhja e një raporti për radarët, të dërguar nga oficerët e grupit të punës, gjeneralit të Forcave Detare, Ylber Dogjani, dëshmon qartazi se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në katër vitet e para të qeverisjes Rama injoroi totalisht shqetësimet e ngritura mbi mosfunksionimin e radarëve e për rrjedhojë, krijimin e terrenit të përshtatshëm për trafikantët e drogës.
Por përgjimi në fjalë zbardh se si me dijeninë e plotë të Ramës, dy nga ministritë më të fuqishme të një shteti, ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes të dyja të lidhura me sigurinë e vendit janë shndërruar në mjetet kryesore ndihmëse të trafikut të drogës dhe pushteti i tyre është tërësish në duart e bandave.
Ashtu siç funksionojnë kartelet, në këtë përgjim dëshmohet se shteti ka rënë tërësisht në duart e krimit dhe drogës, dhe janë pikërisht këto dy të fundit, që sot mbajnë Ramën në krye të kartelit që ka ngritur.

Fikja e radarëve, policia informonte Habilajt për lëvizjet

M: Ai më telefonoi se është te salla… si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)… salla është në portin tjetër të kryeqytetit… ku janë… dhe më sheh çdo gjë… edhe … peshqit sheh që aty… sepse është mik me një mikun tonë “po qysh?”… sepse e pyeti “ç’është kjo anije?” dhe ai u përgjigj “çfarë anije”… “pse është futur një milje në ujërat greke”
G: Çfarë i kishte thënë?
M: “Pse kjo anije… kjo peshkarexhë… është futur një milje… në ujërat territoriale greke”… nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë… ku dreqin ta di…
M: Tani që do të ikësh… duhet të largohesh 2 milje që këtu… nga toka… dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka… gjithnjë drejt… derisa të zhduken dritat tona… sepse tani më mori polici që më tha… mos u afro në ujërat greke
R: Atëherë unë… më ndiq… unë po dal këtej.
M: Merr djathtas.
R: Po iki kështu.
M: Po.
R: Dhe të gjithë dritat që janë këtu … bëj 2/3 milje.
M: Po… larg dritave… 2 milje…2
R: 2 milje.
M: Si… duhet të ecësh gjithmonë drejt…. kur të mbarojnë dritat, sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh.
R: Pastaj kthehem majtas.
M: Drejt Italisë… kuptove? … nuk duhet të gabosh miku im.

Exit mobile version