Rafaela Silva i dhuron të artën e parë Brazilit

Rafaela Silva i dhuroi Brazilit medaljen e parë në Rio 2016. Xhudistja vendase e peshës deri 57 kg u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, pasi mposhti në finale mongolen Sumiya Dorsurjen, numrin një në botë. E lindur në një nga lagjet më të varfra të Rios, Silva entuziazmoi tifozët e shumtë brazilianë që e mbështetën maksimalisht për këtë arritje të madhe. Medaljet e bronzit shkuan për japonezen Ami Kondo dhe xhudisten nga Kazakistani Otgontsetseg Galbadrakh.
Shohei Ono është kampioni i ri olimpik në kategorinë deri 73 kg për meshkuj. Në finale japonezi mposhti azerbajxhanasin Rustam Orujo. Medaljet e bronzit i fituan belgu Dirk van Tichelt dhe gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili, kampioni olimpik në Londër 2012.

Artikulli paraprakSHBA dominim në not
Artikulli tjetërPeshëngritja, medalje të artë për Tajlandën dhe Kolumbinë