Raiola: Verrati “për momentin” qëndron tek PSG

E ardhmja e afërt e Marco Verratit vijon të jetë e lidhur me PSG, por agjenti Mino Raiola nuk e përjashton mundësinë e një largimi nga kryeqyteti francez në të ardhmen. Në të vërtetë mesfushori ishte në shënjestrën e Barcelonës në merkaton e kësaj vere, kohë në të cilën vendosi të ndërronte agjent duke kaluar në menaxhimin e super agjentit Mino Raiola. Donato di Campli, tashmë ish-agjenti i Marco Verratit, tregon se mesfushori mund të cilësohet si një “i burgosur” i emirit nga Katari Nasser al-Khelaifi.
Presidenti i klubit francez refuzoi kalimin e italianit Verrati tek katalanasit, edhe pse kjo ishte dëshira e 24-vjeçarit. Al-Khelaifi i druhej pasojave që mund të sillte në Katar transferimi në Spanjë i Verratit. Edhe pas qëndrimit të mesfushorit në “Parc des Princes” agjenti i tij i ri ka bërë shumë pak në këtë drejtim, shton Donato di Campli. Ndërkohë që Raiola gjatë një emisioni sportiv deklaroi se ai nuk është një parashikues ndaj nuk mund të flasë konkretisht lidhur me të ardhmen e mesfushorit, por për momentin theksoi Raiola, Verrati do të qëndrojë tek Parisi.

Exit mobile version