Rajmond Dervishi kallëzon penalisht Edi Ramën: “VKM për faljen e gjobave, shkelje flagrante për të blerë vota”

Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryeministrit në detyrë, Edi Rama. Kallëzimi i është drejtuar z. Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në qendër të kallëzimit është vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 9 maj 2025, përmes të cilit falen gjobat administrative të vendosura gjatë periudhës 2015–2024. Sipas Dervishit, kjo është një përpjekje e qëllimshme për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve, vetëm 24 orë para përfundimit të mandatit të qeverisë.

Dervishi e cilëson këtë akt si një shkelje të rëndë të Kodit Penal, Kodit Zgjedhor, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Postim i plotë:

“Kur kemi hyrë në 24 orëshin e fundit të qeverisë në detyrë, hajduti permanent i kthyer në kleptoman të vesuar, Kryeministri në detyrë Edi Rama, i trëmbur nga sondazhet reale që nuk e nxjerrin dot me 71 mandate, në shkelje të rëndë të Kodit Penal, Kodit Zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetutës së RSH dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka miratuar më datë 9.5.2025 VKM-në për faljen e gjobave administrative të vëna nga qeveria e tij gjobëvënëse nga viti 2015 deri në vitin 2024. Miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për t’i gënjyer për një grusht votash.”
– Rajmond B. Dervishi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Tiranë

Exit mobile version