Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka kërkuar zyrtarisht transparencë mbi procesin e legalizimeve, duke denoncuar kontradiktat mes deklaratave të kryeministrit dhe ish-drejtorit të Kadastrës për numrin e objekteve të legalizuara. Ai ngre pyetje konkrete mbi procedurat, parcelat ndërtimore, certifikatat e pronësisë dhe mungesën e pasqyrimit të të dhënave në geoportalin shtetëror të ASIG. “Qytetarët kanë nevojë për të drejta, jo për numra propagande,” deklaron Dervishi, duke e cilësuar këtë çështje si simbol të keqqeverisjes dhe manipulimit politik.
Postimi i plotë:
KERKESE PUBLIKE.
RAME PUBLIKO LISTEN E 270000 LEGALIZIMEVE.
SI I KISHE THONE TANIT TI RREJME SHQIPTARET QE SKAN DALE MATJET MIRE, SE PO I TREGUM QE NUK LEGALIZOHENI ATO BOHEN DHE ME MILLOSHEVIÇIN.
MOS RREJ SHQIPTARET ME SHPETU PARTINE RAME.
TI NUK I DHE TAPIN E SHPISE, VAJ MEDET PASAPORTEN EUROPIANE.
Unë Rajmond Bashkim Dervishi me nr identifikimi I10722180Q në cilësinë Kandidatit të Koalicionit Euroatllantik për Qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, me profesion Inxhinier Gjeodet, Jurist, si dhe Ekspert i Çështjeve të Pronësisë nga ushtrimi i veprimtarisë së profesionit tim të lidhur ngushtësisht me shërbimet në fushën e pronësisë, bazuar mbi të drejtën ligjore dhe sociale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, nisur nga deklarat tuaja kondradiktore mbi shifrat e objekteve të legalizuara gjatë prezantimit të programit tuaj elektoral, si dhe nga shqetësimi qytetar me të cilet po përballem gjatë takimeve të mija elektorale mbi mos pajisjen me leje legalizimi dhe çertifikatë pronësie për objektet e tyre, në kuadrin e transparencës publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj infomacionin si më poshtë vijon:
1) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2005-2013?
2) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2013-2025?
3) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i kaluar pronësia me VKM deri më datë 1.10.2013?
4) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i ka kaluar pronësia me VKM për periudhën 1.10.2013-1.04.2025?
5) Sa është numri total i objekteve të matura nga operatoret ekonomik të cilët u kontraktuan nga ALUIZNI nëpërmejt proçedurës së tenderimit publik gjatë mandatit qeverisës 2013-2017?
6) A janë tenderuar për matje objekte të cilave u kishte kaluar pronësia me VKM përpara 1.10.2013, objekte të cilat kanë qenë të matura për të cilat është hartuar dokumentacioni teknik genplan dhe planimetri, genplane të formatit A3 të cilët iu niseshin dhe ministrive të linjave për oponencë?
7) Nisur nga sa ju konfirmoni në programin elektoral se janë legalizuar 270000 objekte ndërkohë që nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës më 14.02.2023 në komision paralamentar ka raportuar duke deklaruar se janë bërë 243000 legalizime, dhe proçedura e legalizimeve ka përfunduar, (bashkëlidhur linkun), kërkohet informacion se cilave objekte u përket shifra diferencë prej 27000 (270000-243000)?
Linku: https://youtu.be/peKHN_Ykm2g?si=IjOLHPCqmyw4Vnyj
Pamvarësisht numrit të saktë te objekteve të legalizuara, sa prej tyre janë regjistruar dhe pajisur me çertifikatë pronësie?
9) Nisur nga deklarimet kontradiktore tuajat mbi shifrat e objekteve të legalizuara për transparencë publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj infomacionin dhe pajisjen me listën e plote emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).
10) Pamvarësisht numrit kondatiktor të objekteve të legalizuara referuar deklaratës suaj si Kryeministër në raport me atë të ish vartësit tuaj Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, kërkohet informacion se për cilat objekte informale janë lidhur kontrata bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore referuar VKM 435 datë 26.06.2024, ndërkohë që të dy raportoni përfundimin e proçesit të legalizimeve, pra konkretisht çfarë do masin grupet e punës të ngritura nëpër Bashki?
11) Nëse shifrat mbi objektet e legalizuara janë ato nga sa ju deklaroni, përse nuk pasqyrohen këto objekte në gjeoportalin shtetëror të ASIG, si një detyrim ligjor për pasurimin e dadabazës së ASIG?
Nisur nga sa është pyetur më sipër për transparence të publikut dhe të drejtën e informimit qytetar kërkoj, vënien në dispozicion, të listës së plotë emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).
Duke ju falenderuar mbetem në pritje të një përgjigje informuse brenda afateve te proçedures administrative.
Rajmond B. DERVISHI
Kandidat i Koalicionit Euroatllantik për Qarkun Tiranë
Për Zgjedhjet Parlamentare të datës 11.05.2025.