Sali Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për fushatën elektorale.
Berisha u pyet nga Ylli Rakipi, se si e shpjegon që kundërshtari i tij e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë, pra faktin që mazhoranca e sheh si më efektive fushatën politike ndaj Metës e Berishës, si politikanë të konsumuar dhe jo ndaj kandidatëve të tyre, që garojnë në këto zgjedhje.
Ylli Rakipi: Kundërshtari juaj e ka bazuar të gjithë fushatën, te ju dhe Ilir Meta, duke i’u konsideruar si hallkën më të dobët, jo vetëm në këto zgjedhje, por në përgjithësi në politikë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2021. Pra, socialistëve u rezulton se duke ju sulmuar ju, fitojnë pikë në publik.
Argumenti është ky, Edi Rama është një e keqe e madhe, por Sali Berisha dhe Ilir Meta janë politikanë shumë të konsumuar dhe me mëkate të mëdha. Duket si një frymëmarrje për Edi Ramën.