Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Ivan Rakitic mund të transferohet në Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Lajmin e ka bërë të ditur “Diario Sport”.
Ylli kroat u la në bankinë nga trajneri Ernesto Valverde në fitoren e Barcelonës me rezultat 5:2 ndaj Real Betisit të dielën mbrëma.
Prandaj, duket se klubi spanjoll po planifikon ta shesë ish-futbollistin e Sevillas para 2 shtatorit, kur mbyllet afati kalimtar.
Juventusi tashmë i ka nisur bisedimet me Barcelonën për Rakiticin.
Kampioni spanjoll ka nevojë për para pasi synon ta blejë Neymarin ndërkohë.