Rakitiç: Do më pëlqente të luaj me Ronaldon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka pranuar se atij do t’i kishte pëlqyer të luante me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Ivan Rakitic ishte i përfolur për një transferim potencial në Juventusi ose Inter gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, përderisa ishte raportuar edhe për interesimin e Manchester Unitedit.

Të gjitha këto lajme vinin gjatë kohës sa thuhej se Rakitiç do t’i ofrohej Paris Saint-Germainin si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e Neymarit në Camp Nou në fillim të këtij sezoni 2019/20.

Rakitiç vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave për të ardhmen e tij në Barcelonë. Pasi thuhet se Juventusi është ende i interesuar për të, 31-vjeçari u pyet se do të dëshironte të luante me Cristiano Ronaldon.

“Natyrisht se do të më pëlqente. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori. Gjithkush kënaqet duke e shikuar atë duke luajtur dhe ai është duke bërë punë shumë të mirë në Juventus”, ka thënë Rakitiç.

Rakitiç është për momentin bashkëlojtar me kapitenin e Barcelonës dhe gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, për të cilin thotë se është më i miri i të gjitha kohëve.

“Është e mrekullueshme të luash me të – ai është i veçantë. Ka pasur lojtarë të mrekullueshëm në çdo epokë, por unë jam i sigurt se ai ka qenë më i mirë në 15 vjetët e fundit”, shtoi Rakitiç.

“Sipas mendimit tim, mendoj se ai është më i miri i të gjitha kohëve. Të luaj me të për gjashtë vjet ka qenë e mrekullueshme”.

Artikulli paraprak12 pyetje Ramës, nga telefonata me Dritan Dajtin në burg, takimi me Shullazin dhe…
Artikulli tjetërTragjedia në Bulqizë, Policia: Humb jetën nëna me dy fëmijët