Rama, 428 tendera për 4 deputetë! Lista me emrat e përfituesëve të 111 miliardë lekëve

Deputetët e Partise Socialiste, përfitojnë nga tenderat, ndërkohë që ligji i ndalon të marrin fonde publike. Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon. Marrja e tenderave ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në poltike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akzuat mes palëve janë të forta, provat flasin se disa deputetë kanë marrë tendera në kundërshtim me ligjin.

“4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket”, thuhet në raport. Nga te cilat, 99 pa gare pra 15,3% e tenderave pa gare te perfituara nga oligarket, me vlere 6,3 miliard leke ose 5 milion euro pra 23% e vleres pa gare te perfituar nga oligarket.

Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, janë deputetët e Partisë Socialiste që kanë marrë tendera në vitet e fundit.  Pervec tyre, nga nje investigim i kryer qe prej vitit 2014 deri ne 2019 ne liste rezultojne fitues tenderash Agron Papuli,Alban Efthimi, Armand Frangu, Pandeli Carapuli, Vilma Nushi , Sadri Abazi, Shkelqim Fusha.

ILIR BEQAJ
Nepermjet dy shoqerive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka perfituar 148 tendera, me vlere 45 miliard leke ose 36 milion euro. Ng ate cilat, 3 pa gare, me vlere 120 milion leke ose 96 mije euro.

PJERIN NDREU
Nepermjet shoqerise NDREU SECURITY SERVICE shpk, ka perfituar 92, me vlere 11,3 miliard leke ose 9,1 milion euro. Nga te cilat, 56 pa gare, me vlere 2,2 miliard leke ose 1,8 milion euro.

SAFET GJICI
Nepermjet tre shoqerive EUROGJICI SECURITY shpk, KEVIN KONSTRUKSION shpk dhe TONI SECURITY shpk, ka perfituar 365 tendera, me vlere 43,1 miliard leke ose 34,5 milion euro. Nga te cilat 175 pa gare, me vlere 4,1 miliard leke ose 3,3 milion euro.

XHEMAL QEFALIA
Nepermjet shoqerise DAJTI PARK 2007 shpk, ka perfituar 106 tendera, me vlere 10,8 miliard leke ose 8,7 milion euro. Nga te cilat, 25 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

SADRI ABAZI
Nepermjet shoqerise ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka perfituar 82 tendera, me vlere 44,3 miliard leke ose 35,5 milion euro. Nga te cilat, 15 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.

Rama beqaj e1480520141224

 

Exit mobile version