Rama, akt barbar ndaj banorëve të Unazës së Re

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së policisë dhe qeverisë, ndaj banorëve të Astirit.
I ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, Kokëdhima shkruan se që po ndodh sot në Unazën e Tiranës me ato banorë dëshmon fatkeqësinë e popullit tonë.
Sipas tij ky është një sulm i pashembullt fatal mbi ata banorë që janë në të drejtën e tyre.
“Ndërtimet e tyre nuk janë të paligjshme, por si gjithë ndërtimet informale të bëra në 25 vite të shkuara. Ata banorë goditen fatalisht. Janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pasurinë e tyre. Është krim dhe akt çnjerëzor goditja e këtyre banorëve. Ç’ndryshim ka një shtëpi e ndërtuar atje, apo një shtëpi në Transballkanike në Vlorë. Programi i Zgjidhjes është asnjë ndërtim i bërë para vitit 2013 nuk do të shembet. Ndërtimet në Shqipëri, nuk ka pasur mundësi të bëheshin në mënyrë të ligjshme se mungonte kontrolli. Prandaj çështja e atyre banorëve sot është çështje e të gjithë Shqipërisë”, tha Kokëdhima.

polici arrest protestues

Artikulli paraprak“Nuk trembem nga burgu, as nga Edi Rama që më ka arrestuar djalin dhe burrin”!
Artikulli tjetërEdi Rama!