Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me ndjekësit në Facebook, ku foli për gjendjen ekonomike të rënduar të shqiptarëve, pavarësisht shpenzimeve rekord të qeverisë. Basha u ndal te vizitat që bëri në Njësinë 9 në Tiranë, ku sipas tij, ndonëse është një nga zonat në qendër të kryeqytetit, situata e banorëve mbetet e mjerueshme.
“Kam qenë në biznese në qendër të Tiranës, tek zona e ish-kinemasë “17 Nëntori” që i thonin dikur, te Gjimnazi “Sami Frashëri” ku kam qenë vet në shkollë të mesme. Mund të thuash është një nga zonat më të mira të Tiranës dhe me të ardhurat ndër më të lartat në Tiranë dhe në shqipëri. Është pikëlluese të futesh në 1015-ën, njësoj si në 2005-ën dhe më parë, të shohësh përsëri listat në dyqanet ushqimore. Listat e pensionistëve që nuk paguajnë dot, por shënojnë emrin, marrin minimumin e asaj për të mbajtur fërymën gjallë dhe nuk arrijnë dot të paguajnë ushqimin e tyre” – tha Basha.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të fondeve shtetërore nga qeveria Rama, pasi me 7.2 miliardë euro të shpenzuara vitin e kaluar nga qeveria, nuk mund të thuhet se nuk ka para. Basha tha se përgjigjja është e qartë, pasi paratë shkojnë tek koncesionet korruptive, inceneratorët dhe shëndetësia e privatizuar në interes të klientelës së Ramës.
“Këtu jemi pas 12 vitesh suksesesh imagjinare të Edi Ramës. Arsyeja është fare e thjesht, jo se nuk ka para. Një qeveri që shpenzon 7.2 miliardë euro të taksave tuaja, sa shpenzoi qeveria e Edi ramës vjet, nuk mund të ankohen se s’ka para. Çështja është ku shkojnë këto para. Dhe ju e dini se ku kanë shkuar këto para. Kanë shkuar tek koncensione korruptive, kanë shkuar për inceneratorët, kanë shkuar për koncensione në shëndetësi. Dhe kështu është hapur një gropë e madhe ku paratë në vend që të jenë në xhepat tuaj të dashur pensionist, janë në xhepat e shokëve të Ramës, në vend që të jenë në xhepat e sipërmarrjes përmes uljes së taksave, janë në xhepat e shokëve të Ramës. Në vend që të jenë në një shëndetësi që të ofrojë një shërbim sa më njerëzor dhe sa më cilësor, janë në xhepat e shokëve të Ramës” – u shpreh ai.
Basha theksoi se më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të bëjnë një zgjedhje të qartë, taksat e shqiptarëve ose në për ulje taksash, për pensione dhe shëndetësinë, ose në xhepat e shokëve të Ramës.
Në këtë kontekst, ai prezantoi edhe një nga shtyllat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik: investim prej 1 miliard eurosh për arsimin profesional. Sipas tij, programi parshikon ndërtimin e katër kampuseve të mëdha publike, ku do t’i jepet mundësa 25 mijë të rinjve dhe të rejave të marrin arsim profesional të standardeve europiane dhe të hyjnë në tregun e punës me paga që nisin nga 2 mijë euro në muaj.
“Po paratë nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe tek shëndetësia, edhe në xhepat e shokëve të Ramës, nuk mund të jenë edhe në ulje taksash, edhe në xhepat e shokëve të Ramës. Kjo është zgjedhja që do të bëni më 11 maj. Dhe për këtë zgjedhje qëndrojmë ne me programin tonë me Koalicionin Euroatlantik, i cili mundëson me programin tonë që paratë të shkojnë në ekonominë tuaj, të shkojnë në sipërmarrjen shqiptare, të shkojnë tek famuiljet shqiptare, të shkojnë tek pensionistët shqiptarë, tek rinia shqiptare që është ngazhimi ynë më i madh që ne kemi në buxhetin e qeverisjes së ardhshme. Do të mundësojmë që 25 mijë të rinj e të reja brenda katër viteve të ardhshme të marrin arsimin profesional të nivelit europian dhe euro-atlantik dhe të futen në një treg dinamik që fillon me 2 mijë euro në muaj dhe vazhdon në 7-8 mijë euro në muaj pa pasur nevojë të largohen nga vendi. Kjo sigurisht ka një faturë. Prandaj dhe ky investim te rinia shqiptare për katër vitet e ardshme do të kushtojë afro 1 miliardë euro, por ne do të mundësojmë që katër kampuse të mëdha të investuara nga qeveria, 25 mijë të rinj dhe të reja brenda 4 viteve të marrin këto profesione dhe të bëhen pjesë e këtij tregu pune” – përfundoi Basha.