Rama: Çdo emërim do kalojë nga Braçe, vetë Braçe surprizon: Drejtori i parë, kunati im

Në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, Edi Rama u dha ultimatum dhe u tha se çdo emërim drejtorësh do të kalojë për miratim nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Tashmë është i njohur pushteti politik që Braçe ka marrë tek kryeministri gjatë mandatit të dytë. E për të mos e ‘zhgënjyer’ Ramën, emërimi i parë, vërtetë ka kaluar nga Braçe. Vetëm disa ditë më parë është bërë prezantimi i drejtorit të Ndihmës Juridike Falas, një institucion i ri në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Dhe ai që është emëruar në këtë post është Ergys Qirici. Qirici do të drejtojë drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të përballojnë një avokat, shkruan Dosja.al Deri këtu nuk ka asgjë, përveç faktit se ai është kunati i zv/kryeministrit Erion Braçe.

Porosinë e Ramës, Braçe duket se e ka kuptuar shumë shpejt dhe shumë duke bërë emërimin e parë si drejtor, kunatin e tij. Pritet të shohim sesi do të vijojnë emërimet në sektorë të tjerë dhe drejtori varësie.

Exit mobile version