Rama, darkë të fshehtë me disa biznesmenë të Kukësit për t’u mbushur mendjen për taksën në “Rrugën e Kombit”

Mbrëmjen e së enjtes, mësohet se kryeministri Rama ka pasur një darkë me 20 biznesmenë të zonës së Kukësit.
Por ky takim nuk u lajmërua publikisht në media.
Mësohet se mbledhja ku veç tyre ishin të pranishëm edhe edhe drejtori Rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj, si dhe ministrat Damia Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj është zhvilluar në selinë e qeverisë në Kryeministri.
Ky takim i bërë larg vëmendjes publike erdhi pas video-interpelancës që Rama pati me disa funksionarë dhe punonjës të institucioneve shtetërore në Kukës.
Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, u thirrën nga Rama për të shprehur kërkesat e tyre.
Mësohet se ata i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncencionarin përsa i përket tarifës në Rrugën e Kombit.
Burime, informojnë se Rama i ka siguruar për një proces transparent me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit. Mësohet gjithashtu se ai i ka qëndruar asaj që edhe shprehu dje në emisionin Opinion se “Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”.
Informacionet bëjnë me dije se kreu i ekzekutivit i ka njohur biznesmenët edhe me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që përmes tij të kalojnë 400 mijë udhëtarë në vit.

Artikulli paraprakBerisha: Rama ndëshkoi 9 zyrtarët e lartë të SHIK pse denoncuan trafikun e drogës që bënte Tahiri me 123 shefat e policisë
Artikulli tjetërLubonja paralajmëron: Vendi në prag të një revolte të madhe, nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar